May mund të kërkojë kohë për ndryshimin e marrëveshjes së Brexit

474
Sigal

Kryeministrja britanike Theresa May, do të kërkojë nga deputetët që t’i ofrojnë më shumë kohë për të siguruar ndryshimet e nevojshme për Irlandën Veriore, që është pjesë e marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian, Brexit.

May pritet të raportojë para deputetëve këtë javë, pas tentimeve që Bashkimi Evropian të bëjë këto ndryshime në momentin e fundit. Kryeministrja mund të premtojë një votë të re për Brexit, nëse një marrëveshje e qëndrueshme nuk arrihet deri në fund të muajit shkurt, raporton BBC.

Partia Laburiste ka përgatitur një amandament, i cili nëse kalon këtë javë, do të garantonte votën në fund të muajit. Kanë mbetur më pak se 50 ditë e daljes nga blloku, që pritet të ndodhë më 29 mars.

Marrëveshja e Brexit-it, pë të cilën May kaloi muaj negociatash për të arritur marrëveshje me BE-në. Marrëveshja ishte refuzuar nga Parlamenti i Britanisë dhe nëse nuk aprovohet deri në kohën kur parashihet dalja nga blloku, Britaina do të mbetet me Brexit pa marrëveshje.