Masakra në SHBA, dyshohet se gruaja e vrasësit ishte në dijeni të sulmit

481
Gruaja e agresorit që vrau 49 persona në një klub nate homoseksualësh në Orlando, dyshohet se ishte në dijeni për sulmin e tij. Ajo së shpejti do të merret në pyetje në lidhje me këtë sulm vdekjeprurës, i cili është ndër më të rëndët në historinë moderne të SHBA-së. Një burim tha për “Reuters” se prokurorët kërkojnë ngritjen e një aktpadie ndaj Noor Salman për vrasje, për tentativë ndaj jetës dhe moslajmërimin e autoriteteve mbi masakrën që do të ndodhte. “Duket se ajo kishte njohuri për atë që do të ndodhte. Ajo është padyshim një person me interes në këtë ngjarje, e duket se po tregohet bashkëpunuese dhe mund të na ofrojë informacione shumë të vlefshme”, tha Angus King, senator në SHBA. Omar Mateen u qëllua për vdekje nga policia pas masakrës që kreu. 49 persona u vranë dhe 53 mbetën të plagosur dhe 6 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Sigal