Masakër në një qëndër spitalore në Kaliforni, vriten 20 persona

439
Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here raportohet se të shtëna ka pasur në Kaliforni, ndërsa paraprakisht flitet për 20 persona të vrarë.
Paraprakisht dyshohet se 3 persona kanë hapur zjarr, duke qëlluar mbi kë t’ju dilte përpara. Burime të BBC-së thonë se personat ishin të armatosur rëndë dhe në trup mbanin antiplumb.
Sipas mediave vendase mësohet se të shtënat vijojnë ende në një qendër sociale “l’Inland Regional Center” në San Bernardino. Edhe pse nuk qartësohen rrethanat, raportohet se policia po kërkon tre personat e dyshuar si agresorët. Ata janë të bardhë dhe dhe kanë veshur uniforma ushtarake.
Ndërkaq forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë evakuuar ndërtesën.
Ora 21:15- Pako e dyshimtë është gjetur në zonën e shkëmbimit të zjarrit. Pakoja është gjetur brenda një ndërtese pranë zonës së shkëmbimit të zjarrit në San Bernardino, raportojnë mediat amerikane.
Policia në ndërtesë kërkon vrasësit dhomë për dhomë. Agjentët e policisë kanë hyrë brenda ndërtesës në ndjekje të agresorëve duke i kërkuar në çdo dhomë të kompleksit. “Ndërtesa nuk është marrë ende nën kontroll”, shkruajnë mediat amerikane.
Sigal