Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Greqia: Mbështesim stabilitetin dhe paqen e Ballkanit Perëndimor

142
Sigal

Greqia ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e qytetarëve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Siç thekson deklarata, marrëveshja është arritur në kuadër të dialogut të promovuar nga Bashkimi Evropian në konsultim me presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës. Ministria e Jashtme greke thekson gjithashtu se mbështesin stabilitetin dhe paqen e Ballkanit Perëndimor.

“Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë”.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajčák.

“Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, përfundon ministria.