Marcon zhvillon bisedë telefonike me Putin, Parisi përfshihet nga protestat në solidaritet me Ukrainën

219
Sigal

Presidenti francez, Emanuel Macron po zhvillon një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërkohë Parisi është përfshirë nga protestat popullore të qytetarëve të cilët janë solidarizuar me Ukrainën dhe kanë kundërshtuar sulmin rus.

Mësohet se kjo bisedë është kërkuar nga vetë presidenti francez, Emanuel Macron dhe të dy liderët kanë vendosur që të mbeten në kontakt të vazhdueshëm lidhur me situatën aktuale.

Sipas Kremlinit, presidenti rus dhe homologu i tij francez patën një shkëmbim telefonik “serioz dhe të sinqertë” në lidhje me pushtimin e Ukrainës.

Kjo është biseda e parë midis Putin dhe një lideri perëndimor që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës të enjten mëngjesin e sotëm.

Presidenti rus “siguroi një shpjegim të detajuar të arsyeve” që e çuan Moskën në nisjen e këtij operacioni, ka theksuar në një deklaratë për mediat.