Maqedoni, Poposki: Emigrantët nuk janë keqtrajtuar

468
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë ka mbrojtur taktikën e ndjekur nga shteti i tij për mbylljen e kufirit me Greqinë, duke theksuar se emigrantët nuk janë keqtrajtur. Nikola Poposki tha se Maqedonia e ndërmori këtë hap për shkak se 3500 emigrantë kalonin kufirin çdo ditë.
Refugjatët, pjesa më e amdhe nga Lindja e Mesme, duan të arrijnë në shtetet e Bashkimit Europian. Amnesty International ka deklaruar se ata ishin trajtuar më shumë si protestues se sa si refugjatë. Maqedonia ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar situatën.
Poposki ka thënë për BBC-në se nuk kishte parë pamje të refugjatëve që keqtrajtoheshin, por tha se atje është bërë një “ndërhyrje” pasi situata “u përkeqësua në mënyrë dramatike”.
Sigal