Maqedoni/ Ndërkombëtarët apelojnë për zgjedhje të lira dhe demokratike

514
Ndërkombëtarët apelojnë për zgjedhje të lira më 15 tetor. Ambasadori i Gjermanisë Norbert Gerberich i cili mori pjesë në promovimin e fushatës “Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë”, të organizuar nga OJQ “Civil” tha se qytetarët do të duhet të marrin më shumë përgjegjësi në zgjedhjet lokale.
“Zgjedhjet lokale janë një moment për një fillim të ri. Qytetarët do të duhet të marrin përgjegjësi si organet demokratike të shtetit” tha Norbert Gerberich, Ambasador i Gjermanisë.
Drejtori i organizatës ndërkombëtare NDI-së Henshou, tha se qytetarët janë ata që do të bartin një përgjegjësi të madhe se çfarë zgjedhje do të kemi.
“Lista zgjedhore nuk është ashtu siç do të donim ne të jetë, por nëse i përmbahemi rregullës një person një votë, atëherë do të jetë e rëndësishme rezultati dhe dalja në votim” deklaroi Chris Henshoi, Drejtor i NDI Maqedoni.
Aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska tha se garuesit për krerët e komunave duhet të lënë anësh politikat e mëdha, dhe të fokusohen në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve.
“Në çdo cikël zgjedhor politikanët thuan se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në vend. Nga viti 94 këndej unë dëgjo atë se zgjedhjet janë më të rëndësishme për ju, dhe sa të përfundojnë të njëjtat thonë se do të kalojmë në ndonjë sistem të ri ndërsa në fakt kthehen mbrapa. Qytetarët duhet të kuptojnë se më 15 tetor zgjedhin vetëm kryeplakun e komunës dhe nuk votojnë për politika të mëdha të shtetit” u shpreh Mirjana Najçevska, aktiviste.
“Civil”në këto zgjedhje do të monitorojë procesin zgjedhor dhe parregullsitë duke filluar nga listat zgjedhore, financimi i partive, ndarjen e pushtetit nga partia si dhe gjuhën e urrejtjes të kandidatëve dhe partive.
Sigal