Macron: Do të duhen dekada që Ukraina të anëtarësohet në BE

159
Sigal

Presidenti francez Emmanuel Macron në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës ka folur rreth çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Ai tha se ky proces mund të zgjasë në disa dekada edhe nëse do t’i jepet statusi i vendit kandidat.

“Edhe nëse i japim Ukrainës statusin kandidat, të gjithë e dimë se procesi i anëtarësimit zgjat disa vjet dhe në fakt ndoshta disa dekada. Kjo është e vërteta që duhet të themi, nëse nuk vendosim të ulim standardet e anëtarësimit dhe si rrjedhim të rimendojmë plotësisht unitetin e Evropës sonë.

Kur paqja të kthehet në tokën evropiane, ne do të duhet të ndërtojmë ekuilibra të rinj të sigurisë dhe së bashku nuk duhet të dorëzohemi kurrë para tundimit të poshtërimit apo frymës së hakmarrjes, sepse ata tashmë e kanë shkatërruar shumë rrugën e paqes në të kaluarën”, tha Macron.