Macron dhe Le Pen përplasen për ekonominë, terrorizmin, Rusinë…

442
Pak ditë para balotazhit, kandidatët për President në Francë Marine le Pen dhe Emanuel Macron kanë zhvilluar përballjen televizive.

Që në fillim të debatit që zgjati dy orë, nacionalistja Le Pen e quajti Macronin si një bankier të ftohtë, i cili do të rriste nivelin e papunësisë dhe do të shkatërronte ekonominë e Francës.

Le Pen ka vijuar se pikërisht ajo do të ishte Presidentja e duhur për Francën. Nga ana e tij, Macron deklaroi se kandidatja përballë tij nuk kishte asnjë platformë politike, përpos pikëpamjeve nacionaliste.

Duke u ndalur në luftën kundër terrorizmit, kandidatja nacionaliste Le Pen e akuzoi rivalin e tij se ka tendenca tolerance ndaj terrorizmit islamik, ndërsa u zotua se do të dëbonte menjëherë të gjithë të huajt e dyshuar si terroristë. Forcim të luftës kundër terrorizmit premtoi edhe Macron, duke synuar shtimin e burimeve të sigurisë.

Debati ka vijuar më tej me raportet që do të ketë Franca me SHBA e Rusinë, teksa Le Pen ka deklaruar se do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga BE.

Ndërsa Macron pohoi se nuk do t’i nënshtrohej Rusisë dhe se SHBA-të janë partner strategjik i Francës. Kandidati Emanuel Macron ka folur edhe për platformën e tij për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

Sondazhet televizive nxorën Macronin si më bindës në premtimet e tij, ndaj duket se ai do të fitojë përballë Le Pen, megjithatë mbetet për t’u parë pas votimeve se si do të jetë rezultati.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj. 
Sigal