Luksemburg/ Treni i pasagjerëve përplaset me trenin e mallrave, një i vdekur

481
Të paktën një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë raportohen të plagosur nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash në Luksemburg.
Aksidenti ka ndodhur të martën në mëngjes, ndërsa 2 nga 6 të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Aksidenti hekurudhor ndodhi pranë Bettembourgut dhe kufirit Francez të zonës së Zoufftgen, ku në vitin 2006 një ngjarje e ngjashme tragjike u mori jetën 6 personave.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Sigal