Luftoi në Luftën e Dytë Botërore, 99-vjeçari fiton betejën me koronavirusin

325
Sigal

Një 99-vjeçar nga Brazili ia ka dalë të fitojë betejën me koronavirusin. Armelino Piveta, ish-luftëtar në Luftën e Dytë Botërore është larguar nga spitali i forcave të armatosura pasi u trajtua për Covi-19.

Fotoja e tij me duart të shtrënguara, duke dashur të tregojë se ia doli po bën xhiron e mediave në botë.

Nga pamjet shihet në momentin kur ai po largohet nga spitali, i gjithë stafi mjekësor ka dalë jashtë për ta duartrokitur.