Luftë e ashpër mes bandave/ Momenti kur shoferi me “Jeep” qëllon me breshëri ndaj një makine tjetër (VIDEO)

247
Sigal

Një video tronditëse është publikuar së fundmi dhe tregon momentin kur një person i armatosur në një Jeep hap zjarr ndaj një makine që është në lëvizje duke vrarë shoferin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rruge në Queens, NewYork. Videoja është publikuar nga vetë policët dhe tregon se si automjeti i errët i të dyshuarit i afrohet makinës Nissan Maxima të Dejuan Brown i cili mbeti i vrarë. Njeriu i armatosur, me një kapuç të bardhë, hap dritaren dhe hap zjarr ndaj makinës me të cilën ishte duke ecur Brown.

Brown 24-vjeç u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të shpëtonte, ndërsa policët thanë se ai ishte anëtar i një bande.

Burimet e policisë thanë se nëntë gëzhoja 9 mm dhe një plumb i shkrepur u gjetën nga vendi i ngjarjes.