Lufta në Ukrainë/ Kievi bën bilancin e rreth një viti: Kemi eliminuar 107.440 rusë

103
Sigal

Autoritetet ukrainase kanë publikuar të dhënat e fundit në lidhje me bilancin për dëmet që I kanë shkaktuar trupave ruse, që në nisje të luftës e deri tani.

Sipas raportit, deri më 2 janar, 107.440 ushtarë të Putinit janë vrarë, ndërsa 3,031 tanke armike janë shkatërruar.

Mijëra janë edhe tanket, makinat, kamionët dhe dronët e shkatërruar.

Kujtojmë se si Ukraina ashtu edhe Rusia janë treguar pak a shumë hermetikë me të dhënat e publikuara në lidhje me luftën, me Putinin që nuk ka pranuar të publikojë prej muajsh asnjë të dhënë mbi humbjet në Ukrainë.