LSI prezanton nismën ligjore, Vasili: Ndryshimet synojnë të rrisim transparencën

468
Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar nismën ligjore për konçesionet.Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh se synim mbetet rritja e transparencës dhe për këtë do të ishte e nevojshme që edhe Kuvendi të jetë pjesë e miratimit të tyre. Numri dy i LSI-së vuri theksin edhe në nevojën e një konsultimi më të gjerë. Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që Kuvendi të bëhet pjesë e miratimit të dhënies së shërbimeve me konçesion ose të bashkëpunimit partneritet Privat-Publik. Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar nismën ligjore e cila synon që të rrisë transparencën. Vasili: Do të thotë që nëse do të ndërmarrim një nismë të caktuar, duke qenë se dhe Kuvendi i Shqipërisë si një aktor i pazëvendësueshëm, bëhet pjesë e këtij diskutimi dhe e këtij aprovimi, ato tashmë janë një detyrim për zbatim në kohë dhe nuk janë objekt më i diskutimeve apo i debateve të panevojshme kohë pas kohe sipas mazhorancave, që eventualisht mund të ndryshojnë pozicionet e tyre. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim e ve theksin edhe në realizimin e një konsultimi më të gjerë me institucionet e linjës si një mënyrë për të shmangur debatet. Vasili: Koncesionet nuk bëhen as me paratë e një partie të caktuar politike apo të një subjekti të caktuar politik kushdo qoftë ai, por bëhen me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe si të tilla duhet të jenë të dobishme dhe të qëndrueshme në kohë. Sipas Vasilit praktikat konçesionare kanë arritur deri në nivelin e 7% tw Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe si të tilla paraqesin një influencë të rëndësishme dhe në buxhetin e shqiptarëve.
Sigal