LSDM: Shumica parlamentare do ta zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit

453
LSDM përmes një deklarate e ka përsëritur qëndrimin se shumica parlamentare prej 67 deputetëve, e zgjedhur në zgjedhje kredibile, do ta zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit, ndërsa pastaj edhe qeverinë e re reformuese, e cila siç thonë nga LSDM-ja do të ndodh shumë shpejt dhe atë sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve.

“Ekziston shumicë legjitime e formuar parlamentare, e cila është pushtet në shtet, prapa së cilës qëndrojnë të paktën 700.000 qytetarë, të cilët kanë zgjedhur ndryshime në regjim. Kjo shumicë ka detyrim ta zbatojë vullnetin qytetar”, theksojnë nga LSDM, njofton Alsat-M.

Sipas partisë së Zaevit, qytetarët më 11 dhjetor të vitit 2016 i kanë zgjedhur ndryshimet, ndërsa VMRO-DPMNE janë opozitë e cila duhet të mundësojë transfer të qetë të pushtetit, ka porositur edhe bashkësia ndërkombëtare.
Sigal