LSDM: Shumica e detyruar të realizojë vullnetin e qytetarëve

461
LSDM-ja sot përmes një njoftimi për shtyp njoftoi se shumica parlamentare prej 67 deputetëve, të cilët paraqesin rreth 700.000 votues, do të përgjigjet në detyrën e saj dhe do t’i parandalojë dëmet e mëdha mbi interesat qytetare dhe shtetërore.

“Shumica parlamentare ka detyrë që ta realizojë vullnetin e shumicës të qytetarëve dhe ta shpëtojë shtetin nga kaosi, ndërsa qytetarët nga krahu ekzistencialist. Nëse vazhdojnë bllokadat, qëndron në kumtesë, për tre javë pason bllokadë totale e sistemit shtetëror. Më 15 maj përfundojnë të gjitha kompetencat e kryetarëve të komunave dhe këshillat në komuna. Zgjedhje të reja lokale mund të shpallë vetëm kryetari i ri i Kuvendit, zgjedhjen e të cilit e bllokojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së LSDM, shkruan Alsat.
Sigal