Ligji i ri/ Ukraina do t’i tredhë të gjithë pedofilët dhe përdhunuesit

807
Sigal

Parlamenti i Ukrainës, Rada Verkhovna, ka miratuar një ligj që lejon tredhjen e pedofilëve dhe përdhunuesve.

Ligji u miratua më 11 korrik dhe do të hyjë në fuqi një ditë pasi u botua në fletoren zyrtare.

Kastrimi kimik (tredhja) nuk përfshin kirurgji. Përbëhet prej drogave të injektuara që në mënyrë efektive e hedhin poshtë seksin për një periudhë kohore.

Procedura nuk do të kryhet për individët më të vegjël se 18 vjeç dhe më të vjetër se 65 vjeç.

Së bashku me kastrimin e detyruar kimik, ligji i ri parasheh gjithashtu deri në 15 vjet burg për përdhunimin e të miturve dhe deri në pesë vjet burg për veprime të turpshme që përfshijnë të miturit.

Kastrimi kimik i pedofilëve është i ligjshëm në shumë vende, përfshirë Britaninë, Kanadanë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Izraelin, Kazakistanin, Norvegjinë, Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në Rusi, një ligj i vitit 2012 lejon kastrimin kimik të të dënuarve nëse ata pranojnë ta kenë atë.