Lideri i Filipineve kërcënon ushtrinë e SHBA : ‘Pa vaksinë, nuk do të qëndroni këtu’

TOKYO, JAPAN - OCTOBER 22: Philippines President, Rodrigo Duterte, arrives to attend the Enthronement Ceremony Of Emperor Naruhito of Japan at the Imperial Palace on October 22, 2019 in Tokyo, Japan. (Photo by Carl Court/Getty Images)

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka kërcënuar ushtrinë amerikane se do ta dëbojë nga vendi nëse nuk bëhen dërgesat e vaksinave.

“Nëse ata nuk arrijnë të dorëzojnë një minimum prej 20 milion vaksinash, më mirë të dalin jashtë – pa vaksina, nuk mund të qëndrojnë këtu,” u tha Duterte anëtarëve të Kabinetit dhe forcës së tyre të punës Covid-19 gjatë një transmetimi televiziv.

Sigal

Marrëveshja e Forcave Vizituese është bërë një mjet përdorimi për të kapërcyer vonesat e prokurimit të vaksinës COFID-19 të Pfizer nga SH.B.A.

Puna me Pfizer ka qenë e vështirë për SHBA, gjithashtu, pasi ajo ka kërkuar të mbajë administratën Trump në distancë.

“Mos besoni Amerikën se mund të japi menjëherë një vaksinë,” i tha Duterte Kabinetit të tij, për raportin. “Unë kam qenë me qeverinë – jam marrë me ta shumë herë”.

Duterte ka qenë kritik ndaj “qarqeve perëndimore” duke i konsideruar se veprojnë vetëm për qëllime fitimi personal në kurriz të vendeve të lindjes.

Filipinet kanë gati 470,000 raste COVID-19 dhe mbi 9,000 vdekje.