Lëvizja Vetëvendosje: Të lirohen të gjithë deputetët dhe aktivistët e arrestuar

420
Policia e Kosovës pas sulmit dhe ndërhyrjes brutale në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vazhdon përndjekjen ndaj aktivistëve tanë. Sot është arrestuar aktivisti Naim Bunjaku në Vushtrri. Këto përndjekje politike të padrejta duhet të marrin fund. Qeveria e kriminalizuar po tenton që përmes Policisë të na frikësojë dhe të na zmbrapsë. Nuk do të mund të na ndalin në asnjë mënyrë, derisa t’i tërheqin marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Iu bëjmë thirrje edhe njëherë që të lirohen të gjithë deputetët dhe aktivistët e opozitës, që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, vetëm e vetëm se po e parandalojnë shkatërrimin e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e VV-së, informon rtk.
Sigal