“Lekët ose të heq qafe!” Kush është “Tito”, shqiptari që tmerroi italianët këtë të dielë

550
Sigal

Një shqiptar i moshës 44 vjeçare është arrestuar këtë të dielë nga policia e Modenas në Itali, pasi akuzohet për rrëmbim dhe kërcënim me armë.

Shqiptari i identifikuar me inicialet L.P, njihej me pseudonimin “Tito” (ish udhëheqësi komunist i Jugosllavisë). 44 vjeçari është përplasur me një shtetas me origjinë nga tunizia.

“Më jep paratë ose të vras” mësohet t’i ketë thënë “Tito” tunizianit gjatë një sherri që ka ndodhur në një ambient ku luhej bixhoz (lojëra elektronike). Shqiptari ja ka vendosur pistoletën në fyt tunizianit, i cili ka mbetur i ngrirë.

“Tito” i kishte kërkuar tunizianit një sasi prej 800 eurosh që sipas tij ja kishte borxh ky i fundit. Pas sherrit dhe tensionimit të situatës, “Tito” është larguar duke i marrë makinën e llojit “smart” tunizianit.

Ky i fundit e ka denoncuar në polici. Autoritetet më pas e kanë arrestuar shqiptarin.

Rezultonte se “Tito” nuk ishte i panjohur për efektivët e policisë, pasi ai ishte person i dhunshëm. Madje, raportojnë mediat italiane, “Tito” kishte kërcënuar zyrtarë publikë, ishte i përfshirë në shfrytëzim prostitucioni e në disa raste rrëmbimesh e grabitjesh