Le Pen: Qeveria të marrë masa urgjente, Franca nuk është më e sigurt

413
Pas sulmeve të përgjakshme në Paris, Liderja e frontit nacional francez Marine Le Pen deklaroi se Franca nuk është më e sigurtë. Ajo kërkoi nga qeveria masa radikale dhe urgjente duke ndaluar organizatat islamike, të mbyllë xhamitë radikale dhe të dëbojë të huajt që predikojnë urrjetjen ndaj tokës franceze.
Liderja e Frontit Nacional Franceze Marine Le Pen deklaroi se Franca nuk është më e sigurtë. Në një mesazh publik, Le Pen u shpreh se Franca duhet të përcaktojë qartë se cilët janë armiqtë dhe cilët janë aleatët e saj.
“Franca dhe populli francez nuk janë më të sigurtë, dhe është detyra ime të them se është e rëndësishme të ndërmerren masa urgjente. Franca ka nevojë të përcaktojë cilët janë armiqtë dhe cilët janë aleatët e saj,” tha ajo duke vijuar më tej se armiq janë ato shtete që po mbajnë marrëdhënie të mira me islamizmin radikal apo të gjithë ata që kanë një qendrim të paqartë ndaj organizatave terroriste. “Ndërsa të gjithë shtetet që luftojnë organizatat terroriste janë aletatë të Francës dhe ne duhet ti trajtojmë sit ë tiullë, u shpreh lë Pen.
Sipas Lideres së Frontit Nacional Franceze fondamentalizmi islamik duhet të shkatërrohet dhe Franca duhet të ndalojë organizatat islamike, të mbyllë xhamitë radikale dhe të dëbojë të huajt që predikojnë urrjetjen ndaj tokës franceze. Po ashtu Lë Pen bën thirrje edhe për dëbimin e emigrantët e paligjshëm ndërsa personave me shtetësi të dyfishtë që bëhen pjesë e lëvizjeve islamike duhet tu hiqet shtetësia franceze dhe nuk duhet të lejohen më në këtë shtet.
Pas sulmeve të 13 nëntorit, ende nuk është e qartë se si do të jetë përgjigja e francezëve ndaj politikës së presidentit Hollonde ndërsa pritet që në zgjedhjet rajonale të dhjetorit Fronti Nacional të marrë më shumë vota sesa zgjedhjet e shkuara.
Sigal