Lavrov bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve Kosovë – Serbi

474
Sigal

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia e përshëndet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Begradit si dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet që arrihen nga ky dialog të zbatohen.

“Është e nevojshme të respektohen parimet e rezolutës 1244. Ne e përshendesim dialogun e drejtëpërdrejt ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por më e rëndësishme është që ajo që arrihet përmes dialogut të realizohet vërtetë”, ka thënë Lavrov, gjatë një vizite që po realizon të premten në Bosnje- Hercegovinë.

Ai ka theksuar të gjithë lojtarët e Jashtëm në Ballkan nuk duhet të krijojnë ndonjë situatë konflikti dhe se asnjëri nuk duhet të mendojë se vetëm ai ka të drejtë të merret me situatën në Ballkan dhe të tjerët jo.

Pas takimeve me autoritetet e Bosnje Hercegovinës, Lavrov ka thënë se Rusia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Bosnje Hercegovinës.