Laurent Fabius: Do të riforcojmë mbrojtjen e institucioneve tona jashtë vendit

501
Ministri francez i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius njoftoi sot se ishin marrë të gjitha masat për riforcimin e mbrojtjes së ndërtesave zyrtare franceze jashtë vendit pas atentateve terroriste që goditën Parisin.

“Kam marrë masa në nivel ndërkombëtar për të gjitha institucionet tona, domethënë ambasadat tona, konsullatat, institutet kulturore, gjimnazet franceze do të mbrohen më shumë”, deklaroi ministri pas një takimi ndërkombëtar për Sirinë në Vjenë, nga ku i është dashur të largohej për të qenë i pranishëm në takimet qeveritare në Francë.
Sigal