Kylie Jenner e tmerruar: Aksidenti i Kobe mund të më kishte ndodhur mua

370
Sigal

Kylie Jenner është shprehur e frikësuar dhe e pikëlluar pas aksidentit me helikopter që mori jetën e Kobe Bryant.

Basketbollisti 41 vjeçar, Kobe së bashku me vajzën e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshme.

Për këtë tragjedi ka shprehur ngushëllimet e saj edhe Kylie Jenner e cila ndau në InstaStory fotot e viktimave. 21 vjeçarja zbuloi se edhe ajo kishte udhëtuar herë pas here me helikopterin me të cilin fluturonte Kobe, ndaj kjo ngjarje tragjike mund t’i kishte ndodhur edhe asaj.

U prehshi në paqe! Lutje për familjet e tyre! Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë!”– shkroi Kylie.