Guvernatori i Floridës, Ron Desantis, ka nënshkruar një ligj që ndalon abortet pas javës së 15-të të shtatzënisë, edhe në rastet e përdhunimeve dhe incestit.
Florida i është bashkuar kështu shteteve konservatore që kanë ndaluar abortin, përpara një seance dëgjimore për këtë çështje përpara Gjykatës së Lartë.
Deri më tani, Florida ishte një vend ku mund të vinin gratë nga jugu i Shteteve të Bashkuara, nga vendet ku abortet ishin të ndaluara, dhe me këtë ligj, kjo nuk do të jetë e mundur, shkruan Zëri i Amerikës .
Nga 1 korriku aborti do të jetë i mundur vetëm nëse rrezikohet jeta e nënës ose nëse fetusi ka anomali të rënda. Aborti nuk është i mundur në rastin e përdhunimit, incestit, trafikimit të qenieve njerëzore.
Florida deri më tani ka lejuar abortet deri në javën e 24-të të shtatzënisë.Ron Desantis është një republikan i njohur dhe një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Republikanët kanë futur kufizime të reja për abortin edhe në shtete të tjera të SHBA. Në Teksas, aborti është i ndaluar pas javës së 6-të të shtatzënisë.
Guvernatori i Oklahomas, Kevin Steat, kohët e fundit nënshkroi një ligj që ndjek penalisht klinikat e abortit dhe dënimi është deri në 10 vjet burg.
Guvernatori i Arizonës, Doug Dusi, ka nënshkruar një ligj që do të ndalojë abortin pas javës së 15-të të shtatzënisë, nëse Gjykata e Lartë konfirmon një ndalim të ngjashëm në Misisipi – i cili do të diskutohet së shpejti.
Nëse vendimi i vitit 1973 që garanton të drejtën e abortit, Ro kundër Wade, anulohet, është e mundur që 26 shtete amerikane të miratojnë ligje kufizuese për abortin, sipas Institutit Gatmacher, një organizatë që mbron të drejtën për abort.






















