Ky shtet ka ndaluar marrëdhëniet seksuale mes adoleshentëve: Është armiqësor!

67

Koreja e Veriut ndalon seksin midis adoleshentëve, duke e quajtur atë “armiqësor”.Prindërit dhe mësuesit rrezikojnë të ndëshkohen nëse nuk kontrollojnë fëmijët dhe nxënësit. Problemi lind nga fakti se, pa edukimin seksual,  adoleshentët e njohin seksin vetëm përmes pornografisë.

Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për autoritetet e Koresë Komuniste, të cilët kanë nisur një fushatë për të parandaluar dhe ndëshkuar sjelljet promocionale midis të rinjve në vend.

Për të zbatuar ndalimin, që shihet si një mënyrë për të ruajtur themelet e shoqërisë kombëtare, autoritetet kërcënojnë me  ndëshkim  për prindërit dhe mësuesit nëse ata nuk arrijnë të kontrollojnë fëmijët dhe studentët e tyre.

Si një masë tjetër parandaluese, Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve, i cili ka mbizotëruar vendin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ka urdhëruar organizatën e saj rinore të inspektojë shkollat ​​dhe të kontrollojë telefonat e studentëve.

Në shoqërinë konservatore të Koresë së Veriut, marrëdhëniet seksuale midis të rinjve konsiderohen imorale. Edukimi rreth seksit është i ndaluar në shkolla, dhe të rinjtë mësojnë rreth seksit përmes pornografive kontrabandë nga Korea e Jugut, SHBA dhe Japonia.

Disa vëzhgues kanë vënë re se mungesa e edukimit seksual minimal në Korenë e Veriut nuk favorizon pjekurinë e brezave të rinj, duke rritur gjithashtu rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.