Ky burrë ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta kujtuar gruan e ndjerë

597
E priste me padurim festën për 60-vjetorin e martesës. Por nuk qe e thënë që i moshuari të gëzonte me bashkëshorten. Ajo u nda nga jeta disa ditë para këtij jubileu.
Që nga ajo kohë Charls Lala Evens shprehet se nuk ka ditë që nuk sjell ndërmend kujtimet e së shkuarës.
Për të ruajtur kujtimin e saj, bashkëshorti krijoi një “muze” me të gjitha fotot që kishin së bashku.
Në çdo mur të shtëpisë, Charles ka vendosur mijëra fotografi të gruas së tij të realizuara ndër vite.
Ai shprehet se arsyeja që krijoi muzeun e fotove është se nuk dëshiron ta harrojë kurrë bashkëshorten Louise, pasi është mirënjohës për dashurinë që ajo i ka falur.


Sigal