‘Kush luan me zjarrin, digjet’/ Kina kërcënon Biden për Tajvanin

156
Sigal

Një samit virtual mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut kinez, Xi Jinping, është kryefjala e raportimeve të medieve ndërkombëtare.

Sipas BBC, presidenti kinez e ka paralajmëruar Joe Biden që të mos inkurajojë pavarësinë e Tajvanit. “Mos luani me zjarrin,” kërcënoi Xi Jinping.

Këto ishin bisedimet më të rëndësishme mes dy vendeve që kur Biden mori detyrën në janar të këtij viti. Samiti ishte një përpjekje për të ulur tensionet mes dy vendeve.

Megjithatë një nga çështjet më të ndjeshme, ajo e Tajvanit, nuk mund të shpëtonte pa u diskutuar. Kina e sheh Tajvanin si pjesë të saj, duke theksuar se do ribashkohen një ditë. Kurse SHBA ka premtuar se do e ndihmojë Tajvanin në rast të një sulmi.

“Lëvizje të tilla janë ekstremisht të rrezikshme, njësoj si të luash me zjarrin. Kush luan me zjarrin, digjet,” ka thënë presidenti kinez.