Kush është shteti i Europës që do të ‘zhdukë’ certifikatën e vaksinimit Covid brenda janarit

73
Sigal

Britania e Madhe pritet të eliminojë certifikatën e vaksinimit ose sic njihet ndryshe greenpass.

Aktualisht në Angli greenpas kërkohet për tu futur në diskotekë dhe në eventet me shumë njerëz. Heqja e certifikatës së vaksinimit mund të ndodhë më 26 janar, atëherë kur do të rishikohen masat anti-Covid.

Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid mezi pret të heqë certifikatën e vaksinimit që u miratua vetëm me votat e opozitës laburiste në shenjë rebelimi të hapur ndaj kryeministrit Boris Johnson.

Gjithashtu mendohet të hiqet dhe mundësia për të punuar nga shtëpia, ndërsa pritet të mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqane. Këto ndryshime vijnë pas të dhënave inkurajuese të javëve të fundi në ishull. Infeksionet në Britaninë e madhe po pakësohen cdo javë, ashtu si edhe shtrimet në spitale, sipas disa shkencëtarëve, vala e variantit Omicron ka arritur kulmin e saj dhe tani Mbretëria e Bashkuar e ka kaluar periudhën e vështirë. Ndërkohë, Skocia dhe Uellsi kanë hequr disa kufizime.