Kush është pretendenti për fronin e Elizesë dhe dashuria e tij e veçantë me mësuesen 25 vite më të madhe

472
Zonja e Parë e Francës mund të ketë moshën e një gjysheje. Ai është bashkëshortja e kandidatit për President Emmanuel Macron, i cili sipas sondazheve parashikohet të drejtojë vendin.
Brigitte Trogneux, tani 64 vjeç, ka qenë mësuesja e Macron, 39 vjeç, kur ai ishte adoleshent.

Zonja Trogneux natën e kaluar qëndroi pranë bashkëshortit të saj duke gëzuar pasi ky i fundit doli para ndaj kundërshtares së tij Marine Le Pen të Frontit Kombëtar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit, shkruan Mail Online.

Brigitte është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti dhe në një intervistë të dhënë për Match de Paris pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë që kur ky ishte 17 vjeçar dhe nxënës në gjimnaz. “Ai i bëri ballë të gjitha kundërshtimeve të mia, Nuk ishte një adoleshent si të tjerët, sillej si të rriturit,” tha Trogneux.
Sigal