Kurir: Mali i Zi dhe Maqedonia pro Kosovës në UNESCO, irritohen serbët

465
Menjëherë pasi bordi ekzekutiv votoi pro pranimit të Kosovës në UNESCO mediat serbe reagojnë ashpër ndaj vendeve fshqinje të cilat kanë mbështetur këtë propozim.
Kurir raporton se fqinjët e Serbisë, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë votuar pro Kosovës ndërsa kjo nuk është pritur mirë nga publiku serb.
“Në mesin e vendeve që votuan “për” janë Afganistani, Shqipëria, Austria, Belize, Britania e Madhe, El Salvador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, SHBA, Maqedonia, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, Italia, Kuvajti, Mali i Zi, Republika Dominikane, Gjermania, Tajlanda, Çadi, Republika Çeke, Suedia”, shkruan Kurir.
Në shkrimin e saj Kurir nënvizon se Serbia ka arritur të bindë 14 vende të cilat votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Serbia ka mundur të bind 14 vende. Nga ana jonë ishin Argjentina, Angola, Brazili, Kina, Ekuadori, Spanja, Etiopia, Rusia, India, Maroku, Meksika, Namibia, Nigeria dhe Kuba. Një grup tjetër prej 14 vendesh ishin të pavendosur si Bangaldeshi, Egjipti, Indonezia, Japonia, Malavia, Mali, Mauritius, Mozambiku, Nepal ”, shkruan më tej Kurir.
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, 32 prej të cilave e kanë njohur njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën shqiptare për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Vendimi përfundimtar i takon Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mblidhet nga 3 deri në 18 nëntor. 
Sigal