Kumanova, ja si e tregon Ahmeti: Negociova për dorëzimin e grupit

497
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur për herë të parë për përplasjen e armatosur në Kumanovë. Ai ka deklaruar se i njihte disa prej pjesëtarëve të grupit të armatosur, prej vitit 2001, por tha se nuk mund ta kuptonte se si mundën këta njerëz të hyjnë e të rrezikojnë një lagje dhe të sakrifikojnë jetën e tyre.
Ahmeti tha se ishte informuar për çfarë po ndodhte në Kumanovë, përmes një telefonate dhe më pas ka negociuar për dorëzimin e Grupit të Armatosur. Ai hodhi dyshime për të arratisurin Sulejman Osmani, duke thënë se ai kishte qenë i arrestuar në vitin 2001 nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare e tashmë gjendet në Kosovë.
Ndarja e Maqedonisë nuk është në interes të shqiptarëve, por zbatimi me përpikmëri i Marrëveshjes së Ohrit theksoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti 
Sigal