Kryeministrja daneze nuk mban dot lotët pas vendimit për vrasjen e 17 milion…..

309
Sigal

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen nuk i mbajti dot lotët kur pa miliona nuselala të vrara. Ajo u përlot kur doli nga kapanonet pa jetë dhe tha se ky ishte një vendim shumë i vështirë.

“Pronarët e fermës panë aktivitetin e një jete të shkatërruar në pak ditë. Ka qenë e vështirë për ta, por edhe për mua”, deklaroi Frederiksen mes lotësh, teksa vizitoi një nga fermat që rrit këtë specie.

Disa javë më parë u dha urdhri për vrasjen e rreth 17 milionë nuselalave sepse përmbanin një mutacion të koronavirusit që mund të përhapej tek njerëzit. Pas vendimit, ministri i Bujqësisë në Danimarkë tha dorëheqjen, ndërsa fermerët u ngritën në protestë.