Kryeministri Vuçiç në rrezik, ushtria serbe në gatishmëri

435
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç është personi më i rrezikuar aktualisht, ndërsa për ta mbrojtur atë është ofruar edhe ushtria serbe. Këtë deklaratë e ka bërë sot ministri i mbrojtjes në Serbi, Bratislav Gashiç, duke thënë se ushtria është e gatshme për t’i ofruar siguri kryeministrit, dhe është shprehur absolutisht i gatshëm “për t’iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve të sigurisë, që e kërcënojnë kryeministrin në shumë mënyra”.


Duke folur për rrezikimin e sigurisë, dhe duke e sjell në mendje vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç, Gashiç ka thënë se “të njëjtit aktorë janë në skenë edhe sot.” “Ende janë në skenë aktorët e njëjtë, dhe ishin në skenë kur ndodhi edhe ajo ngjarje e pafat”, ka thënë ministri. Po ashtu, sipas Gashiçit, koordinimin i të gjitha shërbimeve të sigurisë mundëson të dhëna të mjaftueshme në baza ditore nga një staf special në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sigal