Kryeministri kroat, e papranueshme që Serbia të dërgojë ultimatume për një vend anëtar i BE-së

434
Kryeministri kroat, është e papranueshme që Serbia të dërgojë ultimatume për një vend anëtar i BE-së Përveç kësaj, ai ka thënë se Budapesti, Beogradi dhe e djathta kroate po punojnë bashkë kundër qeverisë së tij. Ai në prag të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel e ka kundërshtuar afatin e vendosur nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq para se Serbia të merr kundërmasa në drejtim të Kroacisë dhe t’i mbyll të gjitha kalimet kufitare.

“Ata po japin ultimatume? Epo, mezi po e pres mesnatën, bash po më intereson se çka përmban ai ultimatum i Vuçiqit”, ka thënë Millanoviq. Kryeministri kroat është ankuar për atë që Vuçiq nuk i ka kthyer përgjigje për ofertën e tij që të dërgojë autobusë që migrantët, në vend të Kroacisë, t’i drejtoj për në kufirin me Hungarinë. “Ata atyre ju paguajnë ku me e ditë sa para që t’i bartin me autobusë drejt kufirit tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se “Kroacia po sillet në mënyrë shumë të përgjegjshme, kurse në Serbi mbretëron kaos i plotë”.
Sigal