Kryeministri japonez letër Vjosa Osmanit: Japonia do të mbështesë Kosovën në rrugën evropiane

212
Sigal

Kryeministri i Japonisë, Yoshihid Suga, i ka dërguar një letër presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ku e ka uruar për detyrën.

Në letrën e tij kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën.

“Në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.

Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat në Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën ne fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit.