Kryeministri i Kosovës Haradinaj: Mogherini më kërkoi të heq taksën ndaj Serbisë

602
Sigal

Kryeministri i Kosovës Haradinaj tha se përfaqësuesja e BE-së Federica Mogherini i ka kërkuar me ngulm heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj deklaroi:

“Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë. A i ra ashtu? Si të hiqni taksën, thërras takimin. A përkthehet kështu? Veç hiqeni taksën se menjëherë ua ndaj Kosovën. Shyqyr zotit kemi qëlluar në vend që i kemi lexuar projektet me kohë. S’hiqet taksa.”

Më tej Haradinaj u shpreh i lumtur që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk udhëhiqen më nga Mogherini:

“Me rëndësi është që tash procesi është në duar të sigurta, i është hequr zonjës Mogherini, dhe s’ka rrezik për ndarje, e ka një stabilitet.”

Zoti Haradinaj falenderoi Bashkimin Europian që ndaloi axhendën e Mogherinit dhe tha se Amerika vazhdon të jetë e përfshirë në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Pak ditë më parë, kryeministri Haradinaj deklaroi se ka dyshime të forta se Presidenti i Kosovës Thaçi, Presidenti Serb Vuçiç, Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Përfaqësuesja e BE-së Mogherini mund të kenë diskutuar më parë për shkëmbimin e territoreve si zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Akuzat e Haradinajt se Rama ka diskutuar me presidentit Vuçiç që në fillimet e lindjes së kësah ideje, vijnë pas disa pohimeve të mëparshme të të tjerë ish-zyrtarë të lartë. Siç Exit.al ka sqaruar në këtë artikullEdita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës; Vuk Jeremiç ish-Ministri serb; Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serb dhe ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kanë pohuar se Rama, Vuçiç dhe Thaçi ishin nismëtarët e idesë së shkëmbimit të territoreve dhe po lobonin fort për të.