Kryeministri i Greqisë Tsipras, bën thirrje për lehtësim të borxhit

517
Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka bërë thirrje për një lehtësim të borxhit, pasi qeveria e tij publikoi buxhetin për vitin 2016, duke respektuar objektivat ndërkombëtare të shpëtimit në një frymë të re bashkëpunimi me kreditorët Europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas projektbuxhetit, ekonomia greke do të qëndrojë në recesion edhe vitin e ardhshëm, me një tkurrje prej 1.3 për qind, pas renies prej 2.3 për qind në vitin 2015. Vetë Tsipras tha se në 6 muajt e parë të vitit 2016 ekonomia greke do të shënojë rritje. Në fjalën e tij para ligjvënësve, kryeministri grek u shpreh: “Ne do të propozojmë zgjatjen e maturiteteve, uljen e normave të interesit dhe konvertimin e normave të qëndrueshme të interesit. Ne gjithashtu do të propozojmë një klauzolë të rritjes dhe një periudhë të zgjatur mospagimi të borxhit, me qëllim krijmin e hapësirave të mjaftueshme fiskale për të mbështetur veprimtarinë e investimeve dhe ristrukturimin e mirqënies së vendit tonë”
Buxheti përmban 6.4 miliardë euro për masat shtrënguese për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, shifër e cila do të reduktohet në 4.34 miliardë në 2016. Ministrat e Financave të Eurozonës kanë rënë dakord për të diskutuar një ristrukturim të kufizuar të borxhit, vetëm nëse Greqia përfundon me sukses rishikimin e parë të programit të ri të shpëtimit deri në fund të këtij viti, i cili përfshin miratimin e reformave të gjera të taksave, pensionet dhe administratën publike. Tsipras tha se qeveria do të kalojë të gjitha ligjet e nevojshme për të arritur një rishikim të suksesshëm dhe të hapë derën për bisedime të borxhit, të cilat janë vendimtare për rimëkëmbjen ekonomike.
Sigal