Krizë e shëndetit mendor, çfarë po ndodh në Britani, 5 studentë ndërrojnë jetë në rrethana misterioze (Dyshimet kryesore)

110
Sigal

Universiteti prestigjioz britanik i Kembrixhit ka hapur një hetim pasi u raportuan disa vdekje studentore në muajt e fundit dhe sindikata studentore po paralajmëron për një krizë në rritje të shëndetit mendor.

Universiteti me vendndodhje, rreth 60 milje në verilindje të Londrës, raportoi pesë vdekje të studentëve nga marsi deri në qershor të këtij viti. Universiteti thotë se njëra është “konfirmuar si vetëvrasje”, ndërsa katër të tjerët dyshohen për vetëvrasje në pritje të hetimit nga ana e mjekut.

Në një deklaratë të martën, zëvendëskancelari Stephen Toope tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga vdekjet. “Në këtë kohë shqetësuese, mendimet e komunitetit tonë mbeten me familjet dhe miqtë e studentëve që kanë vdekur.”– shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha se siguria e studentëve është “me rëndësi thelbësore” dhe se universiteti po punon për “rishikimin e këtyre ngjarjeve tragjike” dhe vendosjen e planeve për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien mendore.