Kriza, SHBA ndihmon Irakun me sanksionet e energjisë elektrike

502
Sigal

Iraku do të ketë një lehtësim 90 ditor nga SHBA, duke i lejuar të importojë energji elektrike nga Teherani. Lehtësimi vjen nga kriza  dhe problemet e shumta në sektorin e energjisë në Irak e cila nuk i plotëson kërkesat e brendshme. Sanksionet amerikane ndaj Iranit kanë filluar së aplikuari në muajin nëntor.

Vendimi për goditje të Iranit me sanksione ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr SHBA-në nga pakti bërthamor që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërore.

Kjo marrëveshje parasheh lirimin e Iranit nga sanksionet Perëndimore në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Fillimisht SHBA-ja i ka garantuar Irakut lehtësim prej 45 ditëve, ashtu që t’i lejojë blerjen e energjisë elektrike dhe gazit nga vendi i tij fqinj.

Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë agjencisë së lajmeve, The Associated Press se lehtësimi për importimin e energjisë elektrike do t’i zgjatet Irakut për 90 ditë.

Tetë shtete, duke përfshirë, Kinën, Indinë dhe Japoninë kanë siguruar lehtësime për periudhë gjashtëmujore, derisa ato të ndalojnë plotësisht importimin e energjisë elektrike nga Irani.