Kriza energjitike, reagon Albin Kurti: Nuk jam magjistar që të pengoj rritjen e çmimit

166
Sigal

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se vetëm një magjistar mund të besojë se kriza zgjidhet pa subvencione dhe pa shtrenjtim të çmimit të energjisë.

Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të cilët kërkojnë zgjidhje tjetër nga ai, Kurti tha se është “veç kryeministër”.

“Duhet të jesh magjistar, magjistar, asgjë më pak se magjistar, që të besosh se ka një zgjidhje pa subvencion, pa shtrenjtim dhe pa shkyçje. Unë magjistar nuk jam, jam veç kryeministër, për fatin e keq tuajin”, tha ai.

Paraprakisht, Kurti ka komentuar deklaratën e tij në vitin 2019, kur para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare u shpreh se me të në Qeveri do të ulej çmimi i energjisë.

“Pati një referencë tek një deklaratë e imja në fushatën zgjedhore, jo në këto zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të vitit 2021, por në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Në atë fushatë është e vërtetë që unë kam thënë e synojmë uljen e çmimit. Edhe me siguri që ne e synojmë uljen e çmimit”. tha ai.

“Mirëpo duhet ta kemi parasysh, në një fushatë zgjedhore unë nuk jap as zotime dhe as premtime për vitin e parë, por për katër vjet”, shtoi Kurti.