Femrat venezueljane po i drejtohen biznesit të prostitucionit në Kolumbi për t’i mbijeturar krizës ekonomike në vendin e tyre.

Një investigim i “Sky News” ka zbuluar se në qytetin kufitar Cucuta, shumica e femrave që punojnë në klubet e natës janë nga Venezuela. Në një bordello, nga 60 femra që punonin, vetëm dy ishin Kolumbiane, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Venezuela.

Një nënë e dy fëmijëve, e cila më parë kishte qenë balerinë dhe biznesmene në Venezuelë, tha për “Sky news” se do të hiqte dorë nga kjo punë nësë do të gjente një mundësi më të mirë.

“Kjo ështe një punë e turpshme, por nuk kam mundësi tjetër. Duhet të fitoj para për të ushqyer dhe për tu kujdesur për fëmijët e mi”.

“E vetmja mundësi për të ushqyer fëmijët e mi është të vij në Kolumbi dhe të shes trupin tim”.

Një femër tjetër, mamaja e një djaloshi 1 vjeçar që ka qenë më parë parukiere, thotë se nëse gjërat do të përmirësohen në Venezuelë, do të kishte dëshirë të krijonte një biznes atje.

“ Çdo punë tjetër do të ishte më e mirë se kjo. Nëse do të mund të bëja diçka tjetër, do ta lija këtë punë menjëherë”.

Femrat venezueliane u shprehën se ndihen të pafuqishme dhe të dobta duke pranuar se mundësitë e tyre janë të pakta.

Kolapsi politik dhe ekonomik në Venezuelë ka shkaktuar një krizë humanitare dhe rrefugjatësh, të cilën shumë e kanë cilësuar si të ngjashme me krizën në Siri.