Kriza e klandestinëve dhe kolapsi i vendeve ballkanike

542
Vendimi i Austrisë për të lejuar vetëm 3200 klandestinë si kuotë maksimale ditore ka çuar në kolaps vendet e Ballkanit të cilat shërbejnë si transit në udhëtimin e të gjithë emigrantëve që duan të arrijnë në vendet e pasura europiane.
Nga ana tjetër Bashkimi Europian ka propozuar plane të shumta për të ndalur fluksin i cili me shumë gjasa do të rritet me rritjen e temperaturave. Situata e vështirë, e cila siç duket e ka gjetur të papërgatitur unionin, ka vënë në një presion të madh dhe rrezik serioz zonën pa pasaporta të BE-së, e njohur ndryshe edhe si Shengen.
Në këto kushte Brukseli kërkon bashkëpunim dhe përgjegjësi nga vendet të cilat preken drejtpërdrejt nga fluksi i klandestinëve, duke i dhënë Greqisë tre muaj kohë për të rregulluar kontrollet e saj kufitare ose në rast të kundërt do të pezullohet nga zona Shengen.
Momentalisht Sllovenia ndodhet në vijën e parë të 26 vendeve europiane si zonë e hapur e udhëtimit të klandestinëve. Por, influencuar nga vendet fqinje si Kroacia që ka mbyllur kufijtë, edhe Sllovenia po planifikon masa shtesë. Ljubljana ka vendosur ushtrinë përgjatë kufirit të saj i cili prej kohësh tradicionalisht ka qenë i hapur.
Lëvizja e Austrisë ka minuar përpjekjet e vendeve të BE-së për të dalë me një qasje të unifikuar dhe ka vënë në pikëpyetje parimet historike të unionit.
Sigal