Kriza e emigrantëve/ Liderët e BE-së në Bruksel: Asistencë për vendet pritëse

459
Takimi në Bruksel i Liderëve të Bashkimit Europian ka rezultuar i sukseshshëm pasi është rënë dakort për rritjen e ndihmave për fqinjët e Sirisë, si masë për trajtimin e krizës së refugjatëve.
Në Samitin e Urgjencës u vendos që të rriten ndihmat për Libanin, Jordaninë dhe Turqinë, ku miliona sirianë kanë ikur.
Pavarësisht debateve, ku Sllovakia ka kundërshtuar kuotat e detyrueshme për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka thënë se atmosfera e bisedimeve ishte më e mirë nga sa pritej. 
Në këtë takim u premtua një bashkëpunim më i ngushtë me shtetin turk, ku është planifikuar edhe një vizitë e nivelit të lartë në mes të Tusk, Juncker dhe Presidentit, Recep Tayyip Erdogan më 5 tetor.
Liderët, gjithashtu ranë dakord që të dhurojnë 1 miliard euro për agjencinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, UNHCR-në.
Sipas Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk qëllimi i këtij takimi ishte që të hiqet gishti i fajtorit nga vendet anëtare, të cilat ia kanë drejtuar njëra-tjetrës gjatë gjithë krizës.
Përveç faktit që vendet e Ballkanit Perëndimor që po perballen me krizën e refugjatëve do të përfitojnë më shumë asistencë teknike, është rënë dakort që të jepet ndihmë edhe në përgatitjen e konferencës së ballkanit perëndimor që pritet të mbahet më 8 tetor. 
Sigal