Krim makabër/ Burri ther me thikë katër anëtarë të familjes së tij, mes tyre dy fëmijët e mitur. Më pas vret veten

24
Sigal

Një 41-vjeçar ka vrarë katër anëtarë të familjes së tij, përfshirë dy fëmijët e tij të vegjël, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Radeformalt, Gjermani, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Ishin zjarrfikësit ata që u përballën të parët me ngjarjen, pasi u njoftuan nga një qytetar, se brenda në banese kishte shpërthyer zjarr.

Brenda ndërtesës, zjarrfikësit gjetën trupat e pajetë të babait, gruas së tij 37-vjeçare, dy fëmijëve të tyre, të moshës 4 dhe 1 vjeç, dhe gjyshes së tyre, 77 vjeç.

Sipas indikacioneve të para, burri kreu krimin duke përdorur një thikë dhe më pas i dha fund jetës së tij. Nuk ka asnjë tregues që persona të tjerë të jenë të përfshirë në vrasje, tha policia.

Autoritetet vlerësojnë se 41-vjeçari vrau familjen e tij sepse ai ishte ndarë me gruan e tij.