Krijimi i jetës në Tokë / Tashmë shkencëtarët mund t’i japin përgjigje gjithçkaje

253
Sigal

Një kapsulë e lëshuar nga anija kozmike Japoneze Hayabusa2 që përmban mostra nga një asteroid i largët ka zbarkuar në Australinë e Jugut pasi udhëtoi tre miliardë milje në një udhëtim gjashtë vjeçar.

Agjencia Japoneze Hapësinore (Jaxa) tha se anija Hayabusa2 kishte lëshuar me sukses kapsulën e vogël dhe e dërgoi atë drejt Tokës për të dhënë mostra nga një asteroid i largët, i quajtur Ryugu, i cili mund të siguronte të dhëna për krijimin e sistemit tonë diellor dhe jetën në toka

Kapsula për pak kohë u shndërrua në një top zjarri, ndërsa hyri përsëri në atmosferë, 75 milje mbi Tokë.

Rreth gjashtë milje mbi tokë, një parashutë u hap për të ngadalësuar rënien e kapsulws, me sinjale që transmetoheshin për të treguar vendndodhjen e saj.

Krijimi i jetës në Tokë/ Shkencëtarët kanë në

Stafi nga agjencia japoneze e hapësirës u nis drejt Australisë jugore këtë mëngjes për të marrë kapsulën.

Meteoriti Murchison hapi një dritare mbi origjinën e organikës në Tokë, sepse u gjetën se këta shkëmbinj përmbajnë aminoacide të thjeshta, si dhe ujë të bollshëm.

“Ne do të shqyrtojmë nëse Ryugu është një burim i mundshëm i lëndës organike dhe ujit në Tokë kur sistemi diellor ishte duke u formuar, dhe nëse këto ende mbeten të paprekura në asteroid”, tha Jaxa

Shkencëtarët thonë se ata besojnë se mostrat, veçanërisht ato të marra nga sipërfaqja e asteroidit, përmbajnë të dhëna të vlefshme të paprekura nga rrezatimi hapësinor dhe faktorë të tjerë mjedisorë.

Ata janë veçanërisht të interesuar për të analizuar materialet organike në mostra.

Jaxa shpreson të gjejë të dhëna se si materialet shpërndahen në sistemin diellor dhe lidhen me jetën në Tokë.

Drejtuesit e misionit thanë se vetëm 0,1 gram pluhur do të ishte e mjaftueshme për të kryer të gjitha kërkimet e planifikuara.