Kosovës i shtohet edhe një parti e re politike

447
Pas një rrugëtimi të gjatë, Kosovës po i shtohet edhe një subjekt i ri politike që në gjenezën e vet ka si objektiv të vetin ,realizimin e aspiratave të popullit shqiptar, për të punuar për mirëqenie më të mirë të qytetarëve, për të bërë Kosovën shembull të një vendi demokratik, të zhvilluar ekonomikish, ku krimi e korrupsioni nuk kanë vend në Kosovë.
Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat është një parti e djathtë, ose siç quhen ndryshe, parti konservatore. Parimet dhe synimet tona politike rrjedhin nga përvoja dhe shkrimet e parardhësve tanë. Organizata Balli Kombëtar Demokrat kërkon jetësimin e DEKALOGUT moral dhe politik, i shërben vlerave morale dhe politike të trashëguara nga Lidhja e Prizrenit dhe Blloku Kombëtar Independent.
Organizata Balli Kombëtar Demokrat kërkon inkuadrimin e vendit në NATO dhe BE. Organizata “Balli Kombëtar Demokrat”është pasardhësja e të gjitha përpjekjeve të popullit shqiptar për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar. Ajo është subjekt politik që bashkon shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Veprimtaria politike dhe organizative te Organizata Balli Kombëtar Demokrat ushtrohet në përputhje me Statutin dhe Programin, Kushtetutën dhe dispozitat valide ligjore në Republikën e Kosovës .
Sigal