Kosovë, VV: Pushteti po përpiqet të largojë me dhunë deputetët e opozitës nga Kuvendi

484
Disa orë pas situatës së tensionuar në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosja i ka bërë thirrje simpatizantëve që të mblidhen përpara Kuvendit, pasi pushteti po përpiqet të largojë me dhunë deputetët. Në një komunikatë në rrjetin social FB, shkruhet:
“Pushteti po përgatitet që pas 20 minutash të intervenojë për t’i larguar dhunshëm dhe me polici deputetët e opozitës nga Kuvendi.
Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës.
Në mbrojtje të Republikës!
“Zajednica” nuk kalon!”

Sigal