Kosovë, shënohet viktima e dytë nga moti i keq

453
Sigal

Një person që dyshohet
se ka qenë i pastrehë dhe me aftësi të kufizuara mendore ka gjetur vdekjen si
pasojë e acarit, përkatësisht hipertermisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të
fshatit Landovicë të Prizrenit.

Rasti sipas Policisë së
Kosovës është evidentuar të hënën rreth orës 3 të mëngjesit. “Në rrethana të
panjohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkullk-shqiptar, shkruan sot
“Koha Ditore”. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e
ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në
IML për obduksion. Nuk raportohet për të dyshuar”, shkruan në raportin 24-orësh
të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë
rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka bërë të ditur se një patrullë e
policisë të hënën në mëngjes ka hasur trupin e pajetë të personit me inicialet
A.O. afër një pompe karburantesh, në fshatin Landovicë. “Policia ka njoftuar
ekipin e emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë është
dërguar në spital pa shenje jete. Dyshohet se ai ka vdekur nga hipertermia”, ka
thënë Berisha. Më herët një tjetër person humbi jetën si pasojë e motit të keq
në Kosovë.