Kosovë, PDK-LDK finalizojnë marrëveshjen, Mustafa kryeministër

471
Sigal

PRISHTINË – Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur sot marrëveshjen për ndarjen e ministrive. Sipas variantit përfundimtar, Isa Mustafa i LDK-së zyrtarisht merr kryeministrinë së bashku me ministritë ekonomike, duke përfshirë Financat, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Tregtisë dhe Industrisë.
 
Ndërsa PDK e Hashim Thaçit është rënë dakord që të marrë sektorin e sigurisë dhe të drejtësisë si Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë, FSK-në, si dhe Ministrinë e Arsimit. Varianti final i marrëveshjes së nënshkruar që më 19 nëntor, siç u bë i ditur nga mediat kosovare edhe më herët, është zyrtarizuar sot me arritjen e marrëveshjes me shkrim për ndarjen e posteve. Siç u tha edhe pak ditë më parë, LDK përveç kryeministrisë do të ketë edhe 7 ministri të tjera, ndërsa PDK do të marrë një më shumë, 8 ministri.
 
Ndërsa, katër ministri të tjera do t’i marrin minoritetet. Detaje të tjera të marrëveshjes dhe zbardhjen e emrave të cilët do t’i kryesojnë ministritë do të bëhen të ditura në vijim.